Policia e Shtetit ka reaguar për kamionin me 1.3 ton kokainë të kapur në Maqedoninë e Veriut, e cila kaloi përmes Shqipërisë.

 

Përmes një njoftimi, Policia bën me dije se në këtë operacion ndërkombëtar ka marrë pjesë edhe ajo, ndërsa shton se roli i policisë shqiptare synonte dorëzimin e kontrolluar të kësaj sasie në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti.

 

Ndër të tjera, thuhet se ky operacion përbën angazhimin serioz të Policisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

“Në përgjigje të interesimit të disa mediave, njoftojmë se Policia e Shtetit ka kryer me sukses të plotë detyrimet e saj në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës. Në operacionin, që synonte dorëzimin e kontrolluar të një sasie të madhe kokaine, morën pjesë edhe strukturat e Policisë Shqiptare, të cilat mundësuan kalimin e dërgesës nga Mali i Zi nëpërmjet territorit shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti. Ky operacion përbën një tjetër angazhim serioz të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe një dëshmi tjetër të besimit të partnerëve të saj në këtë luftë”, thuhet në njoftim. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *