Subscribe

Porti i Durrësit është sërish nën hetim në lidhje me afro 500 kg kanabis që u gjetën në Mal të Zi, drogë e cila kishte kaluar përmes kufirit shqiptar.

 

Në pranga kanë rënë babë e bir Ilirjan dhe Kristi Orhani, të cilët ishin shoferë të kamionit me lëndë drusore, por që brenda kishte të fshehura 180 pako me drogë.

 

Kamioni përpara se të kalonte drejt Malit të Zi, ishte futur në skanerit e Durrësit, pasi pika kufitare e Bozhajt nuk e ka një të tillë.

 

Më pas ngarkesa ishte nisur drejt vendit fqinj. Një nga pistat e hetuesve është kamioni ka qenë i mbushur me drogë dhe është lejuar që të kalojë pa probleme në skaner. Për të hedhur dritë mbi këto dyshime është angazhuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e cila do të verifikojë nëse lënda narkotike është lejuar qëllimisht re nga punonjësit dhe efektivët e policisë në Portin e Durrësit.

 

Një pistë tjetër që po hetohet është edhe mundësia që droga të jetë futur në kamion pas kontrollit të skanerit. Policia e Shkodrës ka kryer verifikimet e itinerarit drejt veriut dhe është parë që kamioni nuk ka kryer ndalesa përgjatë këtij qarku.

 

Ndaj dyshimet mbeten në Tiranë ose në Durrës ku mund të jetë ngarkuar kanabisi.

 

Ilirjan dhe Kristi Orhani figurojnë si punëtor të kompanisë që ka në pronësi kamionin, e regjistruar për import-eksport të frutave ekzotike. Pronari i firmës është Ariel Damo. Ky i fundit është marrë në pyetje nga agjentët e Shkodrës, ku mësohet se ka mohuar që të jetë i përfshirë apo të ketë dijeni në trafikun ndërkombëtar të drogës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *