Autoritetet e Kosovës kanë dalë në një konferencë për mediat lidhur me kapjen e 400 kg kokainë në një kamion që ishte nisur nga Brazili, ku thanë se deri më tani janë arrestuar 7 persona. Kryeprokurori i Kosovës deklaroi se vlera e drogës kapte shifrat e 20 milionë eurove, nëse do të dilte për shitje në treg.

 

“Janë arrestuar 7 persona te Kosovës, në kërkim te disa personave të tjerë të identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tyre. Substanca narkotike është gjetur në një vend në Lipjan, bastisje të tjera janë bërë edhe në vend të tjera! Mund të ketë lidhje edhe me organizata ndërkombëtarë, është fjala për 7 shtetas të arrestuar të Republikës së Kosovës, operacioni është duke vazhduar dhe mund të ketë ndryshime. Në lokacione është bastisur me qëllim gjetjen e substancës narkotike. Janë 7 shtetas kosovar që janë arrestuar. Operacioni është në vazhdim.”

 

I pranishëm në Kosovë për operacionin e ndodhur ditën e sotme ishte edhe kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili tha se kjo vuri në dukje jo vetëm që krimi ka zgjeruar territorin e veprimit, por edhe se nëse shtete bashkëpunojnë, mund ta luftojnë atë.

 

Nga ana tjetër, prokurori shqiptar i çështjes, Vladimir Mara e cilësoi një ndër hetimet më të mira të kryera.

 

“Në fakt është ndër hetimet më të mira që ne kemi ndjekur për shkak të metodave speciale të hetimit që kemi përdorur. Ky hetim është nisur në Itali, pastaj në Shqipëri dhe më pas në Kosvë, hetime vazhdojnë në të tria vendet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *