Prej tre ditësh 50 mjete të tonazheve të rënda kanë mbetur në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, pjesa më e madhe e te cilëve vijnë nga Turqia dhe Maqedonia ashtu siç ka e drejtues mjetesh që vijnë nga vendet e tjera që përdorin Shqipërinë tranzit për të kaluar në vendet e Bashkimit Europian.
Drejtuesit e mjeteve tregojnë se prej 3 ditësh kane nderprere udhëtimin pasi ajo çfarë ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Arrave i ka detyruar te qëndrojnë ne pritje.
Sinkron
“Prej tre ditësh jemi këtu. Jemi vërtet në gjendje të vështirë. Qeveria duhet të bëjë diçka për këtë situatë. Si një qytetar turk, më vjen shumë keq që shqiptarët ndodhen në një gjendje të tillë. Shqiptarët janë vëllezërit tanë. Ne duam që edhe këtu të ndërtohen rrugë moderne. Makinat tona po shkatërrohen. Sa herë kalojmë këtu, i çojmë automjetet në servis. Gjendja e rrugës është shumë e rëndë“, shprehet një prej kamionistëve
“Po presim këtu në vështirësi. Jemi në situatë të keqe. Flemë në kamion. Nuk kemi as një vend afër ku të hamë diçka, as restorant pranë, as vend ku të blejmë ushqim. Çdo gjë është shpenzim, shpenzim, shpenzim. Vërtet jemi në gjendje shumë të vështirë”
Një tjetër drejtues mjeti nga Turqia thotë që prej ditësh u duhet te flene në kamion
“Buka jonë mbaroi, që nga e diela jemi këtu. Sot është dita e tretë. Sipas informacionit që kemi marrë nga klienti, thonë se rruga do të hapet të premten në provë. Dje na thanë se do të hapej, pritëm, por thanë se dolën probleme më të mëdha. Po presim, s’kemi çfarë të bëjmë. Po fle në mjet, brenda në automjet”.
Vetëm në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës hyjnë dhe dalin me shume se 200 mjete të tonazhit të rënde, pjesa më e madhe vijnë nga Turqia e Maqedonia ndërsa në dalje volumin me të madh të eksporteve e kanë fermerët e fushës së Myzeqesë.
/vizionplus.tv





