E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Kamioncina merr përpara punëtoret në Gjirokaster, vdesin dy gra

2 gra kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër mbeti e plagosur mesditën e kësaj të premteje në Gjirokastër.

 

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00 në fshatin Jorgucat të Gjirokastrës ku tre gra të cilat po ecnin anës rrugës u përplasën nga një kamioncinë.

 

Reklamë

Sipas policisë, kamionçina e cila vinte nga Kakavija udhëtonte me shpëjtësi.

 

Policia sqaron se 3 gratë sapo kishin mbaruar punën dhe ishin nisur për tek stacioni i autobusit.

 

Pas aksidentit ato janë dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Gjirokastrës por  dy prej tyre nuk kanë mundur të shpëtojnë.

 

Gruaja e tretë  ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

 

Të aksidentuarat ishin punonjëse në fushat e rigonit në Lazarat..

Më shumë video

Reklamë