Kamer Qaka është nje lojtar i Steauas me nje kontrate 5 vjeçare. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka bere kalimin e madh ne karriere,  duke u bere lojtar i nje prej skuadrave me prestigjioze te Rumanisë. Qaka kaloi nga Poli Jashi ne kryeqytetin rumun, per nje shume prej 450 mije euro, ndërsa do te mbaje numrin 92 ne fanelle. Ndërkohe nuk kane munguar elozhet ne adrese te futbollistit shqiptar.

 

Per drejtorin sportiv te Steauas Mihai Stoica, Qaka është nje lojtar mjaft i disiplinuar dhe interesant. “Ai ka nje profil me te larte si mesfushor se sa aktualet qe kemi ne skuadër – ka këmbëngulur Stoika-ndërsa me shqiptarin mund te bëjmë shume presing”.  Një sinjal i qarte se tashme me ardhjen e Qakes ne skuadër, lojtaret e tjere nuk e kane vendin e sigurte. Kamer Qaka eshte nje zbulim i teknikut te kombëtares Kristian Panuci.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *