E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kamberi: Shkëmbimi i territoreve sipas planit serb, tragjedi njerëzore

Ndonëse shqiptarët në Luginën e Preshevës janë pro shkëmbimit të territoreve, për ta nëse ndodh një gjë e tillë sipas plait serb, atëhere ajo do të ishte një tragjedi njerëzore.

 

Këtë deklaroi deputeti shqiptar në Serbi Shaip Kamberi në Quo Vadis.

 

Plani i Serbisë për shkëmbim është ajo që edhe sot e thotë ministri i jashtëm, merreni ju Preshevën e ne na takon Veriu i Kosovës. Por kjo nënkupton se disa katunde të Preshevës, jo qytetin, jo Bujanovcin dhe një pjesë e madhe e shqiptarëve do të mbeten nën mëshirën e askujt që do të thotë të nxite një tragjedi e re njerëzore, të shkëmbimit të njerzve dhe jo të territoreve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë