E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kamala Harris humbi zgjedhjet presidenciale përballë Trump, vjen reagimi i parë nga ekipi i demokrates

Ekipi i Kamala Harris ka reaguar, pasi republikani Donald Trump fitoi zgjedhjet Presidenciale.

Ata bëjnë thirrje që fushatës së saj t’i lihet hapësira dhe koha për të përpunuar humbjen e tyre.

“Ju lutemi jepni kohë fushatës Harris për të përcaktuar pikat e forta dhe të dobëta të tyre,” tha ekipi i Harris.

Më herët, Kamala Harris anuloi fjalim e saj. Ndërsa në natën e Zgjedhjeve, ekipi i Harris shprehu besimin se demokratja do të merrte 270 vota elektorale.

Reklamë

Trump ka siguruar 279 vota elektorale, që e bëjnë fitues të zgjedhjeve presidenciale dhe duke bërë të mundur që të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë