Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur dy familje në Bathore e në Kamëz për t’u shpjeguar se çfarë synon të bëjë për shqiptarët nëse fiton në 25 prill. Në familjen e Ramadan Allaraj, Basha ka bërë përgjegjëse qeverinë Rama për situatën e vështirë duke premtuar ndryshimin e situatës ekonomike.

 

Ndërsa gjatë bisedës me Sefer Tanushin, Basha ka theksuar se duke votuar Partinë Demokratike askush nuk do të mbetet pa mbështetje.

 

“Ne çfarë kemi hartuar si plan, e para është me e përmbledhur me një fjali, asnjë familje pa bukë, pa ujë, pa drita. Çfarë domethënë kjo? Dyfishim i ndihmës ekonomike. 300 kw/h për muaj me çmim minimal dhe për familjet që janë në nevojë ekonomike, ndihmë ekonomike, pagesa merret përsipër nga shteti. E treta, që lidhet drejtpërdrejt me një nga kostot më të mëdha që ka mosha e tretë që janë ilaçet. Rimbursimi i ilaçeve do të bëhet sipas diagnozës. I ka mundësitë shteti t’i përballojë këto kosto. Pra, nuk është çështje që nuk ka lekë, s’ka patur vullnet, s’ka pasur vëmendje, s’ka pasur dëshirë për t’ju ndihmuar.”

Basha ka zhvilluar një bisedë edhe me zv.Presidentin e Komisionit Europian, Margaritis Schinas, i cili është pjesë e partisë Popullore Europiane njësoj si PD.

 

Kryetari i demokratëve i ka shpjeguar zv.presidentit programin elektoral të PD dhe ambicien për të çelur negociatat brenda 100 ditëve nëse fiton zgjedhjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *