Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me deklaratën e kreut ët PD, Lulzim Basha i cili u shpreh se ka përgjegjësi që ka lejuar dualizmin me Berishën.

Sipas Manajanit, nëse Basha ndjen vërtet përgjegjësi duhet të kargohet dhe të hyjë në garë për t’u rizgjedhur si kryetar. Ish ministri thekson se nëse Basha rri aty nuk i shpëton dot as dualizmit e as katastrofës politike dhe elektorale të vetes dhe PD.

“Kam përgjegjësi që kam lejuar dualizmin (me Berishën dmth)”- thotë Luli.
E lemë mënjanë vërtetësinë e kësaj deklarate, por nëse vërtetë ndjen përgjegjësi ka një zgjidhje:
Të largohet dhe të hyjë në garë për t’u rizgjedhur si kryetar. Të konkurojë ndershmërisht me idenë, alternativën dhe grupin e tij.
Po fitoi e gëzoftë dhe shpëtpn nga dualizmi.
Në fakt edhe po nuk fitoi prap PD shpëton nga dualizmi.
Vetëm nëse rri aty e bën dërr-dërr kot nuk i shpëton dot as dualizmit e as katastrofës politike dhe elektorale të vetes dhe PD. Për pasojë nuk i shpëton dot as shkarkimit statutor që mund ti bëjë Kuvendi i PD.
Ndaj ka ende kohë për të treguar se vërtetë e merr përsipër përgjegjësinë që deklaron. Përndryshe thjesht gënjen si gjithmonë…”, shkruan Manjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *