E enjte, 15 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Kam një thirrje si nënë…”, ministrja Kumbaro reagon për protestat e dhunshme: Të mbrojmë fëmijët tanë, nuk janë ata që shkatërrojnë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë thirrje prindërve, nxënësve, studentëve dhe mësuesve për bashkëpunim dhe dialog, në kushtet e protestave të dhunshme që kanë vijuar prej tre ditësh në Tiranë.

Përmes një reagimi në Facebook, Kumbaro thekson rëndësinë e garantimit të sigurisë fizike të fëmijëve dhe të rinjve, duke nënvizuar se nxënësit dhe studentët nuk janë ata që shkatërrojnë. Ajo bën me dije se mësimi vijon normalisht dhe se Ministria e Arsimit është në komunikim me universitetet.

Reklamë

“E vetmja mënyrë që ne kemi që energjinë pozitive dhe të drejtën legjitime të rinisë për të protestuar ta kthejmë në mënyrë dialogu”, shprehet ministrja, duke ftuar të gjitha palët të dëgjojnë shqetësimet e të rinjve dhe të shmangin dhunën.

Kumbaro apelon që shkollat dhe institucionet arsimore të mos përfshihen në kaos dhe shkatërrim, ndërsa kërkon bashkëpunimin e prindërve dhe mësuesve për të mbrojtur fëmijët nga situatat e rrezikshme.

Reklamë

“T’i dëgjojmë, të flasim, jo përmes shkatërrimit, por nëpërmjet komunikimit”, përfundon ministrja.

Reagimi i plotë

Mirela Kumbaro: Të dashur prindër dhe nxënës, studentë dhe mësues. Në këto orë, kur shohim lëvizje kaotike, dua të ndaj me ju një thirrje për bashkëpunim, si ministre e Arsimit, por edhe si nënë. Ndërkohë që duart e errëta hedhin tymin e errët të shashkave të shkatërrimit, nuk duhet të lejojmë që fëmijët tanë të jenë viktima të kësaj tymanje. Ndërkohë që flasim, vijon mësimi normalisht. E di që një pjesë e nxënësve janë tërhequr nëpër shtëpi, me të drejtën për t’i mbrojtur nga protesta dhe nga duart e errëta që të gjithë e dimë të kujt janë.

Kemi qenë gjatë gjithë kohës në komunikim. Jemi në komunikim me të gjitha universitetet. Nuk janë studentët dhe nxënësit ata që shkatërrojnë. E vetmja mënyrë që ne kemi që energjinë pozitive dhe të drejtën legjitime të rinisë për të protestuar ta kthejmë në mënyrë dialogu. Do të vijojmë të jemi në komunikim që shkolla të mos jetë vendi që shkatërrohet nga duart e zeza. Ashtu sikurse kemi punuar, ju ftoj që të kemi bashkëpunim për të mbrojtur fëmijët, për të garantuar sigurinë e tyre fizike, që të mos merren peng nga rrëmuja dhe nga kaosi. T’i dëgjojmë, të flasim, jo përmes shkatërrimit, por nëpërmjet komunikimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.