E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Kam jetën e dytë”, avokati Vishaj këshillon shqiptarë: Vlerësoni jetën, jo paratë

Avokati i njohur, Saimir Vishaj, i ftuar në studion e “Living Day” në Vizion Plus të moderatores Brunilda Lahe, ka folur për situatën e rëndë shëndetsore që kaloi, ku për 14 ditë qendroi në koma.

I pyetur nga moderatorja Lahe se çfarë këshille ka sot pas “rikthimit” ne jetë”, avokati Vishaj tha se jeta dhe shëndeti duhen vlerësuar mbi gjithçka.

Sipas tij asgjë nuk ka rëndësi më shumë se jeta, duhet shmangur stresi dhe energjitë negative.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Brunilda Lahe: A ka gjëra që sot i shini ndryshe?

Saimir Vishaj: Jeta është e dhimbshme dhe duhet jetuar, nuk duhet mbingarkuar me stres. Nuk duhet të krijosh artificie që të sjellin negativitet. Duhet të jesh natyrë e fortë, puan të sjell kënaqësi dhe gëzim. Paraja, leku para shëndetit është e tepërt. Këtu njerëzit janë bërë ujqër, ta marrim, ta rrëmbejmë, por kur vjen puna te shëndeti … Nuk ka si shëndeti. Unë kam parë në Itali nga ora 6-7 vrapojnë për të mbajtur trupin në formë, te ne edhe 100 metra larg ikim me makinë, dhe kërkojmë të jetojmë dhe pastaj i hedhim fajin mjekut. Unë kam parë me sy se çfarë humanizmi kanë ata për të risjellë një njeri në jetë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë