E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Kam falimentuar”/ Basha me biznesin: Qeveria merret vetëm me Instagramin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video nga takimi me biznesin, sektor i cili është goditur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia.

Ndërsa pronari i një biznesi i shprehu shqetësimet dhe sfidat me të cilat po ndeshet, kryedemokrati tha se qytetarët kanë nevojë për një qeveri që nuk merret me Instagramin gjithë ditën, por me mposhtjen e pandemisë.

Reklamë

“Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Për familjet tuaja. Një qeveri që nuk e kalon gjithë kohën me politikë, por duke i dhënë ndihmë financiare çdo familje. Një qeveri që nuk merret me Instagramin gjithë ditën, por me mposhtjen e pandemisë. Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për të gjithë.”

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/3704504999600654

Më shumë video

Reklamë