E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kalonte emigrantë jashtë kufirit kundrejt fitimit, pranga për një person

Bie në pranga një person në Korçë i cili dyshohet se kalonte emigrantë jashtë kufirit në mënyrë të paligjshme, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së kundrejt fitimit.

Mësohet se në pranga ka rënë N. S., 37 vjeç, banues në fshatin Vodicë, Berat.

Reklamë

Ai u kap në aksin rrugor rural Qafë Plloçë-Qukës, pranë fshatit Golik, duke transportuar me mjetin tip “Range Rover”, në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 1000-1200 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”./VIZION PLUS/

Vazhdo të lexosh

Reklamë