E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kalonin mallra kontrabandë nga Kosova, arrestohen 2 punonjës në një postë private

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, pasi akuzohen se tregtonin mallra kontrabandë, ndërsa shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre.

 

Në pranga ranë Bledian Zagradi, 31 vjeç, banues në Tiranë dhe Aldo Rubiku, 27 vjeç, banues në Durrës, të dy punonjës në një postë private.

 

Reklamë

Po ashtu, u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit N. C., 42 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një poste private, dhe B. Sh., 38 vjeç.

 

Këta persona dyshohet se kalonin në kufi, duke shmangur detyrimet doganore, mallra kontrabandë të një subjekti tregtar në Kosovë, dhe më pas i shisnin ato, duke fshehur të ardhurat, te personat që i kishin porositur online në Shqipëri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë