E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kalon vettingun gjyqtarja e krimeve të rënda

Komisioni I Pavarur I Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarën e krimeve të rënda Ilirjana Olldashi.

Sipas relatores së cështjes, në bazë të vlerësimeve të bërë në tre komponetet, pastërtia e figures, pasuria dhe profesionalizmi, gjyqtarja Olldashi nuk rezultoi të kishte problem.

Për këtë arsye KPK, vendosi që ajo të rikonfirmohet në detyre.

Trupa gjyqësore që kreu procesin e rivlererësimit për Znj. Olldashi përbëhej nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.

Reklamë

Iliriana Olldashi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Në vitin 2005, ajo është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë