E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kalon projektligji i teatrit, qeveria i hap rrugë diskutimit të draftit me aktorët

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit projektligjin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Në ligj përcaktohen detajet mbi ndërtimin e godinës së re, duke saktësuar se sipërfaqja që përbën pronën e Teatrit Kombëtar do të jetë po ajo edhe pas përfundimit të ndërtesës se re.

 

Nisma ligjore saktëson se komuniteti i aktorëve përfaqësohet në komisionin e negocimit me jo më shumë se dy përfaqësues, të përzgjedhur nga vetë artistet. Vendimi u morr pas arritjes së marrëveshjes mes Bashkisë Tiranë me artistët për një godinë të re, në tokën ekzistuese, pa cënuar sipërfaqen aktuale dhe pa kulla sipër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë