Inspektorati Mombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht në prokurori, zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të IKMT Vlorë, si dhe të policisë pranë kësaj bashkie.

 

 

Ata akuzohen për “shpërdorim detyre” pasi nuk kanë ushtruar kontroll në territorin që administrojnë.

 

 

Padia u depozitua pranë organit të akuzës në Vlorë pas prishjes me shpërthim të kontrolluar të një objekti 5 katësh në zonën e dhërmiut.

 

 

Të gjitha institucionet përgjegjëse vendore nuk kishin bërë asnjë sinjalizim për këtë ndërtim pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *