Presidenti Meta ka vendosur që kallëzimin penal për Ardian Dvoranin ta depozitojë në tre prokurori.

Presidenca njoftoi se lallezimi penal i z.Meta per Kryetarin e KED, z.Ardian Dvorani do depozitohet sot ne: Prokurorine e Pergjithshme, Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda dhe Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane.

Përplasja e fortë institucionale mes Metës dhe Dvoranit u krijua për garën e emerimit të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Meta e akuzoi Dvoranin se ka shkelur ligjin në procedurat për listën e kandidateve për anëtar të kushtetueses, duke shkuar deri atje sa ti quajë veprimet e Kreut të KED, si veprime mafioze.

Teksa publikon foto nga firmosja e kallezimit, Meta shkruan se me kete akt po i jep mundesi historike, Reformes ne Drejtesi per te treguar integritetin dhe vertetesine e saj.

 

Të dashur qytetarë!
Sapo nënshkrova kallëzimin penal të premtuar ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z.Ardian Dvorani.
Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *