Subscribe

Një ditë pasi deklaroi se nuk do ta linte postin e tij si prokuror i Elbasanit, pasi shkarkimi ishte i paligjshëm Dritan Gina vazhdoi betejën ligjore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

 

Këtë të mërkurë ai kallëzoi penalisht për shpërdorim detyre prokuroren e përgjithshme të përkohshme Arta Marku ndërsa kërkoi dhe dëm pasuror për heqjen sipas tij antiligjore.

 

Në dalje Dritan Gina tha se ai u keqkuptua kur nuk pranoi shkarkimin e tij, pasi zyra i është dorëzuar Ardian Nezhës, ndërsa bëri thirrje edhe prokurorëve të tjerë të veprojnë.

 

Gina tha se akti i ndërprerjes së komandimit për të është tërësisht i pavlefshëm, por Marku ka vepruar politikisht.

 

Në kallëzimin 15 faqesh, Gina shprehet se gjithçka nisi me presionin ndaj bashkëshortes së tij Rovena Gashi.

 

Sipas Ginës referuar ligjit, Arta Marku funksionon me kompetenca kalimtare dhe si e tille, ajo nuk mund te nxjerre dhe te nënshkruaje akte ne cilësinë e Prokurores se Përgjithshme te Republikës se Shqipërisë, por vetëm si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme. Si e tillë aktet e saj janë të përkohshme, ndërsa nuk njihen nga ligji.

 

Njësoj si bashkëshortja e tij, Gina ka parashtruar në kallëzim dhe mosarsyetimin e shkarkimit të tij. Diçka e tille është e pavlefshme.

 

Në mbyllje ish-kreu i prokurorisë së Elbasanit kërkon që prokurorët e çështjes të kryejnë dhe një ekspertim psikiatrik ligjor të Arta Markut, për të verifikuar gjendjen mendore të saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *