E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kallashnikov, pushkë me dylbi dhe qindra fishekë për mitraloz, zbulohet shtëpia si depo armësh

Një 44-vjecar është arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “Kral”, për goditjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo  i mbajnë në banesë pa leje.

 

-G.D., 44 vjeç, banues në lagjen “Visarion Xhuvani”  Elbasan.

 

Reklamë

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit me iniciale G.D, banues në lagjen “Visarion Xhuvani”  Elbasan, policia ka sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë  luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti, një thikë dhe 7 karikatorë.

 

Provat e mësipërme janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për t’u ekzaminuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

 

Gjithashtu po vazhdon puna për dokumentimin e mëtejshëm ligjor të kësaj ngjarje dhe të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi nëse është i implikuar në ngjarje  kriminale të ndodhura më parë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë