Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e re hyn...

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri del jashtë...

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit: Fundi i...

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të...

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në...

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por...

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që...

Kallas: 2030-ta objektiv realist! Rama: Në 11 maj do marrim një rezultat që çon përpara anëtarësimin

8 Prill 13:05

Nëse miratohen dhe zbatohen reformat Shqipëria brenda 2030-ës është në Bashkimin Europian, konfirmoi përfaqësuesja e Unionit për Politikën e Jashtme  Kaja Kallas në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

“2030-ta është një objektiv realist? Po është në rast se në do të ndërmarrim hapat e duhura gjatë rrugës. Shqipëria me reformat e saj që duhen miratuar, por edhe me reformat që duhet të vihen në zbatim. Sundimi i ligjit është shumë i rëndësishëm, pasi është themel i BE, por edhe themeli i begatisë së një vendi. Në rast se investuesit kanë besim te sistemi juaj ligjor atëherë ata kanë besim që të investojnë në ekonominë tuaj. Kështu që kjo është edhe në të mirën e Shqipërisë. Është objektiv realist në rast se bëjmë detyrat e shtëpisë” tha Kallas.

Të njëjtin qëndrim pati edhe kryeministri Edi Rama.

“Ne kemi një plan të dakordësuar me BE për t’i mbyll në 2027 që domethënë Komisioni i rekomandon vendeve anetarësimin dhe pastaj vendet shkojnë në parlamentet e tyre per te votuar. Ajo që ne parashohim një periudhë dy vjeçare ratifikimesh, që konkludon me 2030 në tryezën e BE. Ne jemi shumë gati ta bëjmë këtë dhe po punojmë çdo ditë, duam që këtë vit të hapim gjithë kapitujt. Dhe në momentin që këto bëhen realitet s’ka asnjë pengese se BE e ka hapur derën. Ne nuk na ndal askush, dhe jam i bindur që në 11 maj do të marrim rezultatin për ta çuar para këtë process. Se pastaj mund të ketë pasoja që lidhen jo me ne por me dinamika të tjera.

Por a do e ngadalësonte një rotacion politik procesin e integrimit, në një kohë kur vendi ndodhet para zgjedhjeve parlamentare.

“Unë vij nga një vend që e ka kryer rrugëtimin e vet drejt BE dhe është tashmë shtet anëtar. Është e qartë që në këtë rrugëtim duhet në fakt bashkëpunimi i të gjitha palëve sepse në fakt duhen zbatuar disa reforma shumë të vështira, që duhen zbatuar plotësisht dhe për këtë duhet mbështetje e përkrahje e plotë. Ajo që kuptoj unë këtu është që në Shqipëri qytetarët e kanë dhënë mbështetjen e tyre, përkrahjen e tyre në rrugëtimin e Shqipërisë dhe anëtarësimin e saj në BE”, tha Kallas.

“BE nuk vendos kush fiton këtu dhe nuk e lidh politikën e vet me kë zgjidhet në Shqipëri por ama nga ana tjeter është se nuk ka anjë forcë tjetër që e bën dot misionin. Është një pyetje pa lidhje”, tha Rama.

Kryeministri Rama  e mbylli fjalën duke e krahasuar anëtarësimin në BE me martesën.

“Jemi shumë krenar për këtë dhe nuk do pushojmë asnjë sekond deri sa të ulemi në një tryezë me BE-në… si një njeri i dashuruar marrëzisht që i thonë se martesa nuk është gjëja më e bukur që mund të ndodhë, nuk i ndahet dashurisë së vetë deri sa martohet. Dhe si një njeri që mund të flasë për martesën me shumë kompetencë, në fund të ditës nuk ka më mirë se martesa kur është e duhura”, tha Rama./vizionplus.tv 

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
BE Edi Rama kaja kallas

Nga e njëjta kategori

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me thikë 26-vjeçari

më shumë...

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e re hyn në fuqi nga e marta

më shumë...

Pas betejës me flakët, shuhet zjarri në grykëderdhjen e Semanit

më shumë...

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:02

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset...

10:57

Si e shkakton alkooli kancerin? Shkenca shpjegon...

10:47

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e...

10:14

Pas betejës me flakët, shuhet zjarri në...

10:11

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në...

9:39

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri...

9:19

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit:...

8:46

Mos e bëni këtë gabim në kuzhinë!...

8:00

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin...

7:49

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

7:42

Presidenti Donald Trump befason me look-un e...

7:20

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha:...

7:09

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e...

6:52

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt...

6:47

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në...

6:39

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me...

6:37

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht,...

6:13

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj...

6:03

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale...

5:40

“Lufta me Iranin mund të kthehet në...

Më të klikuarat

  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi...
  • Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe në pasa...
  • Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.