E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kalavera takim me Nishanin, e informon për ONM-në

Ndërkombëtaret vijojnë përpjekjet per te sheshuar çdo paqartësi mbi funksionimin e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit.

 

Shefja e ONM Xhenovela Kalavera e shoqëruar nga ambasadorja e Be ne Tirane Romana Vlahutin u takuan me presidentin e republikës Bujar Nishani.

 

Reklamë

Ne njoftimin zyrtar te Presidencës, thuhet se kreu i shtetit nënvizoi dy elementët që kanë qenë dhe mbeten thelbësorë për suksesin e reformës ne drejtësi: konsensusi dhe besueshmëria.

 

Nishani theksoi ne takim se ne cilësinë e kryetarit te shtetit, ka kërkuar zbatimin rigoroz te Kushtetutës dhe te ligjeve nga te gjitha palët, përfshire dhe partneret ndërkombëtare, siç janë miratuar me konsensus ne Kuvendin e Shqipërisë.

 

Presidenti vuri gjithashtu ne dukje, thuhet ne njoftim edhe domosdoshmërinë e shmangies se çdo tentative per politizimin e procesit, duke inkurajuar transparencën dhe paanshmërinë ne çdo etape.

 

Me herët, shefja e ONM Kalavera, si dhe ambasadorja Vlahutin, ishin ne zyrën e ministrit te drejtësisë Petrit Vasili.

 

Burime nga Ministria bene te ditur se ne fokus te bisedës ishte shqetësimi zyrtar e publik qe ka ngritur Vasili per funksionimin e  bordit menaxhues te ONM. Ministri ka insistuar ne qëndrimin se ka patur shkelje te kushtetues dhe ligjeve gjate procesit per ngritjen e kësaj strukture.

 

 

Më shumë video

Reklamë