E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kajmaku vijon të jetë në arrati/ Shtyhet sërish seanca për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Tiranës ka vendosur të shtyjë më 4 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mosparaqitja e avokatit mbrojtës të Kajmakut.

Agim Kajmaku, i cili vijon të jetë në arrati, u denoncua fillimisht nga Partia Demokratike, pasi ka qenë i dënuar në Greqi për falsifikim parash, por diçka të tillë  nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Akuzat e PD rezultuan të vërteta, ndërsa Kajmaku u shpall në kërkim.

Ai po gjykohet në mungesë për tre vepra penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë