Pas Valdrin Pjetrit, Partia Demokratike i eshte vene nje tjeter Kryetari Bashkie socialist. Kete here behet fjalen per Agim Kajmakun kreun e Bashkise Vore. Edhe pse gjate gjithe kesja kohe, emri i Kajmakut ka qene i lakuar nga Basha por dhe eksponente te tjere te PD si i denuar me pare dhe foto e tij ka qene ne te gjithe video-montazhet denoncuese te kreut te opozites, PD tashme i ka kerkuar zyrtarisht Prokurorise verifikimin e Agim Kajmakut.

Ne shkresen qe mban date 20 gusht dhe e firmosur nga Sekretari i Pergjithshem Gazment Bardhi, ku vec Prokurorise se Pergjithshme, i eshte derguar per dijeni dhe ambasades se SHBA, delegacit te BE dhe te gjithe ambasadave te vendeve te BE-se ne Tirane kerkohet nje verifikim i thelluar i Agim Kajmakut apo njohur ndryshe dhe me emrin Jorgo Toro.

Sipas Selise blu ka dyshime se ai ndodhet perpara kushteve qe i ndalojne kandidimin, per shkak te ligjit te Dekriminalizimit. “Ai dyshohet se ka qene i arrestuar/ndalur ne Greqi dhe me pas ndaj tij eshte marre masa e denimit dhe debimit nga autoritetet pergjegjese greke.

Nga verifikimi i te dhenave ne sistemin TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku/Jorgo Toro nga periudha 2004-2016 nuk ka udhetuar ne asnje rast te vetem ne drejtim te Greqise, cka perben nje indicie per saktesine e te dhenave te bera publike me pare.” – thuhet ne letren qe PD i ka derguar organit te akuzes.

Me tej, Partia Demokratike kerkon me urgjence verifikimin e te gjithe te dhenave qe lidhen me Agim Kajmakun apo Jorgo Toron pasi sipas saj ka dyshime dhe prova qe ai mund te kete genjyer ne formularin e vetdeklarimit.

Por pak dite me pare, vet Agim Kajmaku i ka hedhur poshtete gjithe akuzat e Partise Demokratike duke publikuar dhe foto te pasaportes se tij ku kishte kaluar ne Greqi vetem pak perpara se te kandidohej si dhe dokumnetet e autoriteteve greke, ku nuk rezultonte i denuar.

Nderkaq i kontaktuar nga Vizion Plus Agim Kajmaku ka hedhur poshte te gjitha akuzat e opozites madje duke paralajmeruar dhe dergimin e tyre ne gjykate per shpifje.

Por pyetjes nese ka udhetuar ne Greqi ne periudhen te cilet i referohet PD, 2004-2016, Kryetari i Bashkise se Vores eshte shprehur se nuk ka qene dhe nuk ka pasur asnje arsye per te qene, pasi ka udhetuar per biznese ne vende te tjera te BE.

 

Ndersa persa i perkete gatishmerise se tij per te dhene shenjat e gishtave per te bere verifikimet, ai u shpreh se i ka dhene kur ka marr karten e identitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *