Fatbardh Kadilli komentoi me ironi programin qeverises të partisë socialiste për mandatin e tretë.

Duke e etiketuar atë si “Programi i Ripërtypjes”, Kadilli shkruan se premtimet e pambajtura po shiten si angazhime të reja.

 

Programi i Ripërtypjes

Asgjë e re nga programi i qeverisjes në mandatin e tretë. Gjithçka është ripërtypje e të njëjtit ushqim bajat.

Asgjë të mirë nuk pret populli nga Ripërtypja e të njëjtave premtime të pambajtura që shiten si angazhime të reja.

Qeverisja do të vazhdojë të sillet me ekonominë tonë si djali i llastuar që prish me kotësira paratë e babait. I gjithë programi është një faturë e madhe pagesash për shpenzime të padobishme. Ato që shiten si solidaritet janë para për joshje elektorale. Dhe investimet janë një listë qokash për ortakët e tij në biznes.

Njerëz, janë paratë tuaja. Nuk mund t’ia lëme ti shpërdorojë si të gjetura.

Më e keqja është se na “kërcënon” që e ka këtë programim tonin në Ripërtypje për gjatë.

Ripërtypje është sot ajo që u paketua si Rilindje dje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.