Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka shpallur para mediave kandidaturën e tij për postin e liderit të partisë më të madhe të opozitës. Kadilli ka pranuar se pushteti përdori çdo mjet për të deformuar zgjedhjet e 25 prillit, por pavarësisht kësaj, Basha dështoi të çojë Partinë Demokratike larg fitores e për këtë arsye duhet të largohet.

 

 

FATBARDH KADILLI

KANDIDAT PER KRYETAR TE PD-së

“Jam këtu për t’i kërkuar edhe njëherë Bashës dorëheqjen, projekti i tij është i paaftë, e kemi mbështetur dhe e kam mbështetur me vetëmohim për të na drejtuar në fitore, nuk ia doli nuk diti nuk qe i zoti,  dështoi. Nuk e dimë se çfarë na pret në fund, sot kush thërret Rama ik nuk mund të thotë Basha rri.”

 

Kadilli ka sqaruar se nuk është lejuar që konferencën për shtyp ta bëjë në selinë e Partisë Demokratike duke u detyruar të gjejë një ambient tjetër për komunikimin me median.

 

“Këtë deklaratë të re do të doja ta bëjë në mjediset e PD, kam kërkuar nga zyra e shtypi, nuk dua të hyj në partinë tim vjedhurazi por si një njeri që ka hapësirën e vet në një shtëpi të lirisë. Çdo demokrat ka të drejtën tu flasë qytetarëve.”

 

Janë disa figura të Partisë Demokratike që kanë bërë thirrje për largimin e Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, por deri më tani Fatbardh Kadilli është i vetmi që ka shpallur kandidaturën për postin e kreut të PD.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *