E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kadilli: Berisha ta sqarojë çështjen me SHBA privatisht, të distancohet nga PD

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, shprehet se shpallja “non grata” e Sali Berishës nga SHBA ka provokuar shumë emocione, veçanërisht mes mbështetësve dhe atyre që kanë rrugëtuar në politikë krah tij.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Kadilli beson se ish-kryeministri do ta sqarojë këtë çeshtje privatisht, si dhe do ta shmangë PD nga përfshirja në këtë situatë.

 

“Në 30 vjetorin e vendosjes se marrdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, ky vendim sjell shqetësim për të gjithë. Kujtoj ende imazhet e drejtuesve demokratë Berisha dhe Pashko, si të ftuar specialë të këtij momenti historik.Sot, në një situate krejtësisht të përmbysur, Berisha i ka të gjitha mundësitë, synimet dhe etikën të mbrohet dhe ta sqarojë këtë çeshtje privatisht. Kam bindjen se ai do e shmangë PD nga përfshirja në këtë çështje të së djeshmes duke e marrë nën emrin e vet betejën finale për emrin dhe historinë. Partia Demokratike, si partia e atyre që formuluan idetë politike dhe u frymëzuan nga zëri dhe ethosi amerikan, do të jetë dhe duhet të jetë e qartë në qëndrimin ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë, dhe nuk do t’i kompromentojë në asnjë rast marrdhëniet me partnerin strategjik dhe mikun më të madh të Shqipërisë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë