Kadastrat në të gjithë vendin mbyllin përfundimisht dyert në 3 korrik. Nga e hëna e javës së ardhshme nga shërbimi fizik do të kalohet në atë digjital.

 

Çdo procedurë që lidhet me regjistrimin e pronës, legalizimin apo me dhënien e titullit të pronësisë do të kryhet vetëm përmes portalit qeveritar e-Albania.

 

“Të hënën në datën 3 korrik Kadastra nuk është e aksesueshme për asnjë. Askush brenda në Kadastër nuk do të mundet dot tju përgjigjet. Asnjë nga kushërinjtë apo miqtë e miqve nuk do ju përgjigjen. Nga e hëna 3 korrik Kadastra është makineri digjitale. Askush nuk do të gjejë dot si trajtohet prona veç makinerisë së Kadastrës”, tha Rama.

 

Ndërsa qytetarëve, përveç ndjesës që në tre dekada prona është bërë edhe shkak i krimeve të rënda deri në vrasje, i garantoi një kadastër të fortë ndaj sulmeve kibernetike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *