Kadastra e Vlorës  i nënshtrohet përsëri lëvizjeve në organikë.

Pas ndryshimit të vazhdueshëm të drejtuesve të saj, duket se rotacioni këtë herë ka ndodhur me zëvendësdrejtorët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

 

Konkretisht   janë larguar këtë të hënë  dy zëvendësdrejtorët Vjola Hima dhe Renato Banushi dhe  aktualisht është  emëruar vetëm njeri, Rinald Koburja.

 

Pritet dhe emri i dytë që sic mesohet do të jetë Jonela Dervishaj. Kadastra Vlorë ka probleme të mbartura dhe janë të shumë qytetarët që ankohen dhe nuk gjejnë zgjidhje të çështjeve të tyre, qoftë për ndryshimin e shpeshtë të drejtuesve të saj, ashtu edhe për ecejaket dhe vonesat që bëhen me dokumentet dhe problemet e tyre.

 

Problemet  në shërbimin ndaj qytetarëve vijojne  të mbarten  pavarësisht zotimeve të  drejtorit të ri, Andi Binaj për rritje të performancës dhe shërbimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *