Nën tingujt e himnit grek e i mbuluar me flamurin e vendit fqinj, Kostandinos Kacifa u  përcjell këtë të enjte në banesën e fundit. Familja kishte zgjedhur ta nderonte të ndjerin edhe me veshjen ushtarake.

 

Familjarë, të afërm, miq dhe qindra grekë te mbërritur në Bularat, disa prej tyre edhe ekstremistë të Agimit të Artë, morën pjesë në ceremoninë mortore. Pjesë e korteshit ishin edhe zyrtarë grekë dhe shqiptarë, përfaqësues të minoritetit.

 

Gjatë kalimit nga shtëpia drejt ambienteve të Kishës, disa prej grekëve kanë provokuar dhe me parulla nacionaliste dhe raciste.

 

E ndërsa i drejtoheshin kishës, para trupit të Kaçifasit është hapur një flamur i madh grek.

 

Shrëbesa fetare u drejtua nga 9 priftërinj grek, të cilët i kryen të gjitha ritualet ortodokse të riut.

 

Kenget patriotike greke shoqeruan deri ne fund ceremonine e përcjelljes se 35 vjecarit Kostandin Kacifas

 

Më herët ekstremistë të Agimit të Artë kanë shkuar në vendin ku u vra 35 vjecari dhe  kanë shkruar me gurë fjalën “hero”, për të qenë e dukshme në gjithë fshatin.

 

Kostandions Kacifa u ekzekutuar nga forcat Renea gjatë shkëmbimit të zjarrit në 28 tetor, pasi më parë kishte qëlluar me breshëri automatiku një makinë policie, fatmirësisht pa shkaktuar viktima.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *