Masat e marra nga autoritetet shqiptare për ceremoninë përkujtimore 40 ditëshe të Kostandoino Kaçifës në Bularat, duket se nuk janë pëlqyer nga ana e organizatës OMONIA.

 

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, OMONIA i ka cilësuar si terroriste masat e marra nga autoritetet shqiptare.

 

Sipas OMONIA masat e autoriteteve shqiptare në kufi kanë qenë një përpjekje për shfarosjen e minoritetit grek në Shqipëri.

 

“Posaçërisht denoncojmë se pengimi dhe refuzimi i hyrjes për pjesëtarët e MEG që kanë edhe nënshtetësi shqiptare përbën shkelje të patolerueshme të të drejtave të tyre themelore dhe plotësisht të sanksionuara. Së pari të drejtën e vizitës së lire dhe pa pengesë në fshtrat e origjinës dhe së dyti atë të të ushtruarit pa pengesë të të drejtave dhe lirive  fetare sikundër ajo e nderimit të kujtimit të parafjeturve. Për më tepër personalitete politike nga Greqia, persona të jetës publike dhe shkencëtarë të sprovuar, së bashku edhe gazetarë iu nënshtruan në kufi “procedurave” të nëse nuk do të kishin vullnet thelbësor të gjenden pranë dhimbjes së të afërmve dhe familjarëve të të ndjerit, do të duhej të ishin përballuar krejt ndryshe duke lënë akoma më të ekspozuar praktikat e autoriteteve shtetërore.”

 

Organizata OMONIA i ka bërë thirrje autoriteteve greke që në mënyrë të posaçme t’i marrin në konsideratë incidentet dhe të reagojën duke patur në vëmendje mbrojtjen e Helenizmit autokton.

 

“Qëllimi i gjithë këtij skenari terrorizimi është e lehtë të kuptohet dhe ka të bëjë jo thjesht me manipulimin e MEG por me izolimin e tij esencial nga tokat amtare me objektiv shfarosjen e tij graduale. Për më tepër dhe paralelisht me pengimin në kufi u bënë shoqërime të shumta në numër në rajonet policore të Gjirokastrës dhe Sarandës, kuadrosh të Organizatës së OMONOIA-s dhe pjesëtarësh të thjeshtë të MEG, nga të gjitha trevat: Gjirokastër, Himarë, Sarandë, si edhe qytetarësh Grekë që legalisht kishin hyrë në territorin e Shqipërisë. Në momentet që kjo Komunikatë redaktohet autoritetet policore vazhdojnë të mbajnë në zyrat e tyre shumë grekë pa i spjeguar në thelb arsyet që me gjasa mungojnë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *