E diel, 20 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Kaçifa do varroset me rroba ushtarake dhe flamur grek

Në orën 13:00 do t’i jepet lamtumira për në banesën e fundit 35 vjeçarit minoritar Kostandinos Kaçifa.

 

Në ceremoninë e varrimit që do të paraprihet nga mesha në kishën e Shën Athanasit, pritet që krahas shtetasve të ardhur nga Greqia, të cilët raportohet se do të jenë mbi 2000 vetë dhe që tashmë kanë zbarkuar në Bularat me autobusë, do të marrin pjesë edhe qytetarë të tjerë nga Dropulli dhe bashkia tjetër minoritare e Finiqit.

 

Reklamë

35-vjeçari do të varroset me rroba ushtarake dhe I mbuluar me flamurin grek.

 

Kostandinos Kaçifa u vra nga forcat RENEA, pak ditë më parë gjatë një shkëmbimi zjarri pasi nuk pranoi të dorëzohej.

 

Prej 9 ditësh trupi i Kaçifas u mbajtë për ekspertizën ligjore duke shkaktuar kështu pakënaqësi në radhët e familjarëve të cilët bënin thirrje që t’u jepnin trupin.

 

Vrasja e Kaçifas solli tensione mes dy vendeve pasi pala greke e ka cilësuar si të qëllimitë vrasjen e minoritarit.

 

 

Më shumë video

Reklamë