Subscribe

Situata gjeopolitike dhe çfarë po ndodh me Europën dhe përgatitjet ushtarake ishte tema e radhës që u diskutua këtë të hënë në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj.

Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj aktualisht ekspert sigurie, theksoi se sot i vetmi vend në Europë që po armatoset është Polonia, vendet e tjera janë në vend numëro po bëjnë vetëm propagandë.

Sipas tij për shkak të situatës në Ukrainë ka rënë interesi për ushtrinë nga qytetarët në mbarë botën.

Goxhaj tregoi se ushtria britanike nxori në Linkedin njoftimin për një komandant nëndetëseje.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Flitet se ka një rritje të buxheteve për armë,s a rrezik ka për një shpërthim në Ballkan, në Europë?

Dritan Goxhaj: Të gjitha shtetet po harxhojnë para si në vitet 80-të, ku përgatiteshin për luftë. Gjermania tha se për dy brigada që t’i vendosë në Letoni do t’i duhen dy vjet. Aktualisht vetëm Polonia ka shpenzuar realisht për ushtrinë. Nëse nesër do të bësh luftë me dikë do të duhet një mobilizim, që kërkon armë dhe veshmbathje. I vetmi vend për tu armatosur është Polonia, asnjë  shtet tjetër nuk shpenzon. Para 3 javësh kryetari i Komisionit të Mbrojtjes në Francë tha se ushtria franceze po prodhon 20 mijë predha në vit, që Ukraina i harxhon për 3 ditë. Nëse një predhë në 2013 kushtonte 300 euro, tani kushton 3 mijë euro. Është rritur kosto, është ulur sasia e prodhimit. Europës i duhet 5 deri në 10 vjet në prodhimin e predhave me këtë harxhim që po bëhet sot në Ukrainë. Në asnjë vend në Europë nuk ka filluar hapja e industrisë.

Këlliçi: Është propagandë?

Dritan Goxhaj: Kjo është vendimmarrje politike por që duhet bërë vendimmarrje ushtarake. Rusia është aktualisht i vetmi vend që mund të pajisë për 6 muaj 160 mijë forca. Në qershor të këtij viti bëhet një vit e gjysmë që NATO ka thënë do vendosë 300 mijë forca në kufi, ka vendosur vetëm 80 mijë. Duke para se çfarë po ndodh në Ukrainë sot, askush nuk kërkon të shkojë në ushtri. Anglia nxori në linkedin kërkesë për komandat nëndetëseje.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *