Një nënë e njëmbëdhjetë fëmijëve thotë se është e dëshpëruar të ketë më shumë fëmijë – edhe pse ajo ka kaluar pothuajse një dekadë të jetës së saj duke qenë shtatzënë.

Britni Church, 31 vjeçe, kurrë nuk mendoi se ajo do të kishte një familje të madhe, por më pas ju rrit dëshira për diçka të tillë. Ajo mendon se 15 fëmijë është limiti i saj.

“Shpresoj se do të përpiqemi të kemi një vajzë tjetër. Unë nuk mendoj se do të kisha më shumë se 15 fëmijë, por përsëri nuk kam menduar kurrë se do të kisha 11 fëmijë. Mendova se do të kisha ndoshta katër fëmijë në maksimum. Nuk ndihet sikur kam shumë fëmijë – ndihet normale. Nëse dikush prej fëmijëve do të thoshte “nuk mund të kesh më”, do të pranoja që është shumë.”

Nëna nga Arkansas City, Kansas, lindi fëmijën e saj të parë, Crizman në 2004.

Dita e Britni fillon në orën 7 të mëngjesit, kur ajo sheh foshnjat përpara se të përgatisë mëngjesin për “bandën” e saj dhe të kontrollojë emailet e saj me një kafe të shpejtë në dorë.

Pas drekës, Britni lexon libra për të vëë foshnjat në gjumë dhe më pas merret me hobin e saj, të punojë me grep.

Ajo më pas përgatit darken, pastron shtëpinë bashkë me bashkëshortin dhe më pas sheh serialin e saj të preferuar.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *