E martë, 3 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:00 Në vijim ora 04:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 orë më parë
Sport

Juventusi përballë Atalantës pa Vlahovic

Dusan Vlahovic nuk do të jetë në dispozicion të Thiago Motta-s për ndeshjen e nesërme që Juventus luan kundër Atalantës.

Sulmuesi serb nuk i ka kaluar problemet fizike dhe pas një testi të bërë, është vendosur që të pushojë.

Pra, asnjë rikuperim në horizont për “Zonjën e Vjetër”, të cilët nuk do të kenë as Conceicaon. Krahasuar me derbin, vetëm Locatelli do të kthehet nga skualifikimi.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, tekniku Motta i ka idetë e qarta për 11-shen titullarë, me Nico Gonzalez që vepron si qendërsulmues.

Vazhdo të lexosh

Reklamë