Një barazim thuajse si një fitore, ashtu si rrodhën ngjarjet. Kështu mund të konsiderohet pika e marrë nga Juventus në supersfidën kundër Atalantës në Bergamo në duelin e vlefshëm për javën e 25 të kampionatit Italian, transmetuar në Tring.

 

Ndeshje shumë e fortë, e cila nga fraksioni në fraksion ndryshoi në dinamike pa pasur një skuadër që do të dominonte gjithë kohën.

 

Bardhezinjtë e nisën shumë fort ndeshjen, duke krijuar disa moment të rrezikshme, veçanërisht në Vlahoviç në fillim dhe pastaj me anë të Dybalës, por pa mundur të shënojnë.

 

Atalanta shtoi ritmin me kalimin e minutave dhe krijoi raste me De Ron, Boga dhe Luis Muriel. Bergamaskët pretenduan fort për një karton të kuq, sipas tyre që duhet t’i ishte dhënë Shceznit dhe një penallti për prekje të tipit me dorë nga De Ligt, mirëpo për gjyqtarin gjithçka ishte e rregullt në të dy episode.

 

Edhe pjesa e dytë sjell disa moment pikante në të dyja portat me De Ron dhe Vlahoviç pranë golit dhe me dy portierët me reagime shumë të mira. Gjimshiti rrezikoi ndjeshëm autogolin, derisa do të vinte zhbllokimi i rezultatit në minutën e 76 me një supergol të Malinovskit nga distanca.

 

Juventus u godit fort nga goli dhe ishte me fat që Hatebor goditi traversën, duke mos e mbyllur dot ndeshjen. Reagimi i bardhezinjve ishte i dobët, mirëpo për t’i çuar në festë miqtë mendoi Danilo, me kokë në minutën e 92.

 

Gol që lejon Juventusin të mbajë vendin e 4 me dy pikë diferencë nga Atalanta, ndonëse bergamaskët kanë një ndeshje më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *