Juventus sheh të ardhmen e sulmit te Arman Durmisi, talenti shqiptar që po krahasohet me Vlahovic!

Juventusi mund ta ketë zgjidhjen për sulmin brenda shtëpisë! Arman Durmisi, sulmuesi i ri me origjinë shqiptare, po spikat me fanellën e Juventus U-23 dhe po tërheq vëmendjen për potencialin e tij të madh.
I lindur në vitin 2008 në Slloveni, në një familje me origjinë shqiptare, Durmisi është një nga talentet që bardhezinjtë po ndjekin me interes të veçantë. Ai luan si qendërsulmues dhe karakterizohet nga fiziku i fuqishëm, aftësia për të luajtur me shpinë nga porta dhe instinkti para saj.
Tre gola dhe një paraqitje që premton shumë!
Sipas raportimeve të Tuttomercatoweb më 22 tetor 2026, Durmisi ka shënuar tre nga dhjetë golat e Juventus U-23 në kampionat. Një ditë më parë, media italiane raportoi gjithashtu për dopietën e tij ndaj Renate, në fitoren që i dha fund pritjes së gjatë të skuadrës për një sukses në kampionat.
Krahasimi me Dusan Vlahovic lidhet me profilin e tij si sulmues qendre dhe karakteristikat fizike, por 18-vjeçari ka ende një rrugë të gjatë përpara për t’u afirmuar në nivelet më të larta.
Një talent shqiptar në radarët e Juventusit!
Klubi torinez e ka blinduar Durmisin me kontratë deri në vitin 2028 dhe i ka dhënë mundësi të përfshihet edhe në përgatitjet e ekipit të parë. Për momentin, hapi më i rëndësishëm për të është të vazhdojë zhvillimin dhe të fitojë përvojë në futbollin profesionist.
A mund të bëhet Arman Durmisi sulmuesi i madh i së ardhmes te Juventusi? Koha do ta tregojë, por talenti shqiptar ka nisur të dërgojë sinjale pozitive!




