E enjte, 1 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Juventus përshpejton tratativat për De Ligt, Ajax vijon rezistencën

Matthijs de Ligt mbetet një emër I nxehtë në merkaton e kësaj vere. Kapiteni Ajaxit ka tërhequr vëmendjen e Juventus, e cila është vënë në lëvizje për ta transferuar De Ligt në Torino.

 

Reklamë

Sipas mediave italiane, Zonja e Vjetër ka gjetur akordin me lojtarin dhe po përpiqet që të bind klubin e Ajax për ta lënë të lirë.

 

Juve nuk dëshiron të kaloj shifrën e 75 milion eurove në total, shifër kjo e cila përfshin edhe komisionin për Raiolën ndërsa Ajax nga ana tjetër i kërkon të gjitha për vetë.

 

Por pavarëisht se palët ende nuk e kanë gjetur akordin, në Holadnë kanë filluar të dalin në shitje fanellat bardhezi me emrin e De Ligt.

Vazhdo të lexosh

Reklamë