Futbolli italian u rikthye mbrëmjen e të premtes me supersfidën Juventus-Milan, e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë. Nje ndeshje me ritëm dhe me dëshirë për të fituar nga të dyja palët, por që në fund u mbyll me porta të paprekura cfarë bën që bardhezinjtë te shkojnë në finalen e madhe duke qënë se ndeshja e parë në San Siro u mbyll  në shifrat 1-1.

Takimi nisi me ritëm dhe me raste pafund vecanërisht nga vëndasit. Në minutën e 13 pas një kontrollii me gjoks nga Cristiano Ronaldo në zonë, Conti zgjati më shumë bërryllin për të shmangur portugezin që të godasë. Gjyqtari Oresto si fillimi lejoi avantazhin por me pas me konsulencën dhe të Varit drejtoi gishtin nga pika e bardhë e 11-metërshit. Fati këtë herë nuk ishte me juventinët dhe me të përhershmin Ronaldo, që rrallë ndodh të gabojë, duke humbur shansin e artë për shkuar në avantazh.

Vetëm 3 minuta më vonë, sulmusi Milanit Ante Rebic la skuadrën me 10 lojtarë, pas një ndërhyrje të gabuar, me taka në gjoks ndaj Danilos.  Pas kësaj, përpjekjet nga bardhezinjtë për të zhbllokuar rezultatin u shtuan dhe më shumë. Një mundësi për Matuidi, pas një krosimi në zonë nga Danilo, por që u bllokua nga gardiani i portës kuqezi. 

Pretendime kishte dhe nga ekipi i Piolit për një pënallti të pa dhënë. Pas një krosimi në zonë nga Calhanoglu, Kjaer nuk arriti të gjuajë topin me kokë, pasi u shty nga Bonuçi por gjyqtari akordoi pozicion jashtë loje të lojtarit kuqezi.

Pjesa e dytë e lojës nisi me po të njëjtin dëshirë për gol. Calhanoglu provoi të befasojë portjerin Buffon pas një krosi të dhënë nga Bonaventura por pa fat . Nga ana tjetër ekipi i Sarrit tentoi  me Bonuçin dhe De Ligt por topi nuk shkoi në rrjetë. Krahas përpjekeve të shumta për të shënuar gol, sfida u mbyll me porta të paprekura .

Juventusi do të presë në finale, fituesin e çiftit Napoli-Inter, sfidë kjo që do të zhvillohet sot në orën 21:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *