Një nga blerjet më të bujshme të Juventusit, si Paul Pogba ka shqetësuar bardhezinjtë. Ylli francez rrezikon të mos luajë 3 muaj për shkak të një dëmtimi në gjurin e djathtë.

 

Lëndimi i Pogbas rezultoi të ishte më i rëndë se ç’ishte menduar. Ekzaminimet radiologjike të cilave iu nënshtruan futbollisti , treguan një dëmtim të meniskut lateral. Në orët e ardhshme, blerja e re e Juves do t’i nënshtrohet një konsulte ortopedike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës .

 

Megjithatë sipas të gjitha gjasave, ai mund të operohet në SHBA, në mënyrë që të përshpejtojë sa më shume kohën e rikuperimit. Është e qartë se Pogba nuk e ka ndjekur skuadrën në Teksas, ku Juventus do të përballet nesër në një miqësore luksi me Barcelonën .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *