E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Juventus gati për të fituar Champion, ja formacioni

Juventus dhe Real Madrid jane gati për mbrëmjen më të rëndësishme të sezonit. Në Millenium Stadium sonte në 20:45 do të zhvillohet finalja e Uefa Champions League që do të mbyllë kështu një sezon spektakolar me plot emocione që nga gushti i vitit të kaluar e deri tani.

 

Të dyja skuadrat vijnë plot entuazizëm dhe besim në këtë ndeshje. Italianet duan të kthehen të fitojnë këtë trofe pas 21 vitesh mungesë dhe e shohin finale të Kardifit si shansin më të mirë.

 

Reklamë

Pas kampionatit dhe kupës, tashmë Uefa Chamnpions League mund të kompletojë tripletën e famshme, edhe pse në të vërtetë ky trofe për juventinet është shumë me i rëndësishëm.

 

Allegri ka në dispozicion një skuadër thuajse të plotë me perjashtim te Sturaros dhe Pjaces që janë të dëmtuar.

 

Tekniku bardhezi do t’i besojë titullarave të dy ndeshjeve gjysmëfinale ndaj Monaco me Barzalin e Dani Alvesh në krahun e djathtë dhe Kuadradon në stol.

 

Kedira i rikuperuar plotësisht së bashku me Pjanic, përbëjnë digën e mesfushës ndërsa Dibala e Madzukic mbështesin Higuain.

 

Për disa lojtarë të Juventusit, mbi të gjitha legjendën e portës Bufon ndoshta ky është Shansi i fundit në karrierë për të fituar Championsin prandaj edhe motivimi është maksimal.

 

Në konferencën e fundit, Alegri u shpreh se Juventusit nuk i mjafton kurrsesi fakti që është në Kardif, pasi tani duhet patjetër të fitojë dhe për këtë gjë skuadra është gati.

 

Bufon sakaq u shpreh se skuadra kërkon të bëjë diçka që të mbetet në histori, ndërsa Dani Alvesh shprehu bindjen se Juventus do t’ia dala mbanë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë