E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Sport

Juventus fiton kundër Udineses, ndërsa Cagliari befason Lazion

Juventus ia doli te marrë një fitore të rëndësishme në javën e 28 të kampionatit italian kundër Udinezes me rezultatin 2 me 0.

 

Të karikuar dhe me entuziazmin e kualifikimit në çerekfinalet e Champions League, torinezet bënë një tjetër hap pozitiv në garën e fortë me Napolin për titullin kampion.

 

Reklamë

Paolo Dibala ishte sërish protagonist për Juventusin edhe në seria A. pas golit kundër Tottenham, argjentinasi shënoi dy golat e fitores kundër Udinezes.

 

Fillimisht ai realizoi ne minutën e 20, me pas ishte radha e Higuain që të bëhej protagonist në fundin e pjesës së parë teksa humbi një 11-metërsh.

 

Ndërsa në minutën e 49 ishte sërish Dibala që mendoi për të blinduar fitoren e Juventusit që u ngjit në kuotën e 71 pikëve.

 

Befasia e së dielës në kampionatin italian ishte barazimi 2 me 2 i Lazios në fushën e Kaljarit. Pavoleti dhe Barela ishin ata që i shënuan Tomas Strakoshes ndërsa kryeqytetasit barazuan vetëm ne shtese me Imobilen.

 

Lazio bën një hap të gabuar që mund ti kushtojë në garën për zonën Champions.

 

Ndërkohe Fiorentina mes lotëve dhe dhimbjes nga vdekja pak ditë me parë e kapitenit të vet Davide Astori zbriti në fushë kundër Beneventos. Koreografia e tifozëve në ndër të Astorit ishte mbresëlënëse ndërsa goli i shënuar nga Vitor Hugo ishte një dedikim i gjithi për mbrojtësin 31-vjeçar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë