Juventus e nis me fitore rrugetimin e kampionatit duke mposhtur jashte Parmen 1-0 ne ndeshjen e pare te serise A.

 

Nje takim disi i vuajtur per bardhezinjte me Parmen e cila u shfaq shpesh e rrezikshme ne porten kundershtare.

 

Ishte pikerisht mbrojtesi Giorgio Chellini i cili shenoi golin e vetem te takimit ne minuten e 21’ pas nje goditjeje kendi. Pak me minuta me vone Cristiano Ronaldo shenoi golin e dyte per bardhezinjte por sistemi VAR ia anuloi per pozicion jashte loje.

 

Parma provoi qe te conte ne barazpeshe rezultatin por Juventus arriti ta menaxhojë mjaft mire lojen duke dale me tre pike nga “Ennio Tardini”.

 

Nje tjetër sfide eshte luajtur ne “Atemio Franchi” mes Fiorentines dhe Napolit, me keta te fundit te cilet trimfuan me rezultatin 4 me 3. Skuadra vjollce e Montelles ishte e para qe hapi serine e golave: ne minuten e 9’ te takimit, gjyqtari akordoi nje 11 meteresh pas kosultimit me sistem VAR. Mesfushori Pulgar ktheu ne gol penalltine.

 

Napoli u kunderpergjigj me kundersulme te shpejta ku brenda disa minutash permbysi rezultatin qe ne pjese te pare. Ishte fillmisht sulmuesi Dris Mertens i cili me nje supergoditje nga jashte zone mposhti portierin Dragovski.

 

Pese minuta me vone Lorenzo Insigne ktheu ne gol nje 11 metersh te fituar nga Mertens.

 

Fiorentina barazoi shpejt shifrat me Milenkovic ne minuten e 52’ por Napoli gjeti serish golin e avantazhit me Cajellon ne minuten e 56’ te takimit.

 

Tifozet vendas shpresuan per nje permbysje te rezultatit kur i sapofuturi ne loje, nje nga blerjet e busjshme te Fiorentines Kevin Prince Boateng shenoi nje gol mjaft te bukur nga jashte zone.

 

Por entuziazmi i tyre zgjati vetem dy minuta pasi Insigne vulsoi shifrat perfundimtare ne 4 me 3 per skuadren e Ancelotit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *