E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 52 minuta më parë
Sport

Juventus dhe Real Madrid gati të shkëmbejnë yjet e tyre

MADRID, SPAIN - APRIL 11: Sami Khedira of Juventus and Toni Kross of Real Madrid compete for the ball during the UEFA Champions League Quarter Final Second Leg match between Real Madrid and Juventus at Estadio Santiago Bernabeu on April 11, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Matthias Hangst/Bongarts/Getty Images)

Juventus dhe Real Madrid janë duke shqyrtuar mundësinë për një shkëmbim mes Pjanic dhe Toni Kros.

 

Sipas “Tuttosport”, boshnjaku mbetet një nga preferencat kryesore të presidentit të Real Madrid. Po ashtu edhe për juventinët mesfushori gjerman vijon të mbetet një ëndërr.

 

Reklamë

Por krahas “Tuttosport” lajmin e përforcojnë edhe mediat spanjolle të cilat shkruajnë se i vetmi problem në këtë pikë është diferenca e madhe në pagën e dy lojtarëve. Kjo sepse Pjanic përfiton afro 6,5 milion euro në sezon ndërsa Toni paguhet dyfish në Madrid dhe Juventus nuk mund tia sigurojë dot pagën që mesfushori gjerman merr tek galaktikët.

 

Megjithatë çdo gjë pritet të konfirmohet në merkaton e verës pasi të dyja palët kanë filluar të shqyrtojnë alternativat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë