E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Juventus “çmendet” pas shqiptarëve, pas Ismajlit bardhezinjtë duan edhe Zhegrovën

Edon Zhegrova bëri një tjetër paraqitje në Champions League, ku asistoi në golin e barazimit 1-1 përballë Juventusit një natë më parë.

Paraqitjet e tij fantastike kanë tërhequr vëmendjen e klubit bardhezi, ku Drejtori Sportiv i Juventusit Cristiano Giuntoli po bën gati planin që të marrë në merkaton e verës anësorin e Kosovës.

 “Gazzetta dello Sport” shkruan se edhe sezonin e shkuar shqiptari ishte në planet e Cristiano Giuntolit, por disa rrethana nuk lejuan që marrëveshja të konkludohet.

Zhegrova duket se do të jetë futbollisti i dytë me gjak shqiptar që do të luajë sezonin e ardhsmë për Juventusin, pasi një tjetër është Ardjan Ismajli.

Mediat italiane raportojnë se Ismajli ëhstë shumë pran arritjes së marrëveshjes me Juventusin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë