E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Justin Bieber ndalohet në Kinë!

Ilustrim · Vizion Plus

Sjellja prej djali të keq i kushtoi Justin Bieber koncertin në Kinë. Autoritetet vendase ia anuluan performancën, për shkak të sjelljeve të tij jo të mira dhe në jetën private.

 

 

Turneu “Purpose World Tour” i Justin në Azi do të vijojë në Japoni, Singapor, Indonezi, Hong Kong, por pa ndalesën e Kinës.

 

 

Në deklaratë thuhej: “Justin Bieber është një këngëtar i mirë, por dhe shumë kontrovers. Ka treguar një sërë sjelljesh të këqija, si në jetën private sociale, por edhe në skenë më parë në Kinë, që shkaktoi pakënaqësi të publikut”. Por nuk u specifikua se për cilin incident bëhej fjalë.

 

 

Në vitin 2013 ai ndaloi në Kinë, si pjesë e turneut “Believe”, ku u fotografua ndërsa ngjiste Murin e Madh i mbajtur në krahë nga truprojat e tij.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh