Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 July 2026
Vizion fokus

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj:...

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT, i ke...

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë dot një...

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj për protestën:...

Gazetari Hoxha: Protesta është një klithmë për ndryshim, në...

“Kërkesa për dorëheqjen e Ramës, projekt politik”, deputeti socialist...

“Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar”, Çepani për protestën: Politikanët...

Avokati Karaj: Protesta qytetare i hoqi monopolin partive, por...

Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të,...

Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari goditet...

Juristi: Masa e sigurisë për rastin e Ballukut nuk është e domosdoshme, çfarë thotë ligji

20 Nëntor 22:49

Gjykata e Posaçme ka pezulluar nga detyra numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun.

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjitikës me të njëjtin vendim të gjyqtarit të hetimeve paraprake, Erion Çela, ndalohet të dalë nga vendi.

Juristi Kreshni Myftari sqaron në studion e QUO VADIS në Vizion Plus se ministrja Belinda Balluku nuk mund të konsiderohet e pandehur.

Ai thekson se, sipas Kodit Penal dhe praktikave ligjore, përgjegjësia bie mbi subjekte të posaçme që veprojnë direkt në procesin e tenderimit, si komisionet dhe personat përgjegjës për shpalljen e tenderëve.

Myftari thekson se masa sigurie në këtë rast nuk është e domosdoshme dhe se akuza mund të ndryshojë vetëm pasi të provohet lëvizja e përfitimeve.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Ka precedentë të tjerë në Evropë? Dhe sa e ligjshme është diçka e tillë? Sepse shpesh në media ditën e sotme ka pasur qëndrime të juristëve të ndryshëm, të cilët e konsiderojnë këtë si një grusht shteti. E konsideroj si një “republikë prokurorësh”.

Myftari: Termi që përdoret, e ka përdorur Xhulio Andreoti, e quan “qeveria e magjistraturës”. Nuk quhet as “republikë prokurorësh”.  Në vetvete, magjistratura mori gjithë fatet e Italisë mbas viteve ’90. I mori në dorë për shkaqe të Tangentopolit dhe histori nga më të ndryshmet. Po, termi autentik është “qeveria e magjistraturës”. Pra “republikë prokurorësh” është përkthyer në shqip aq sa e kuptonin për ta përkthyer. Tani, situata është shumë ambige. Sepse magjistratura nuk është vetëm prokuroria, është edhe gjyqësori, prandaj nuk mund të ketë “republikë prokurorësh”. Është gjykata që vendos. Zonja në fjalë, në kuptim të dispozitës materiale të nenit 258 të Kodit Penal, praktikës gjyqësore të Gjykatës së Lartë dhe VKM-ve përkatëse, nuk mund të jetë subjekt i kësaj vepre penale.

Nuk mund të jetë e pandehur për këtë vepër penale. Gjykata e Lartë ka përcaktuar kush janë subjektet e pandehura dhe çfarë elementesh të tjera ka. Duhet të jenë subjekte specifike. Pra, vetëm një grup i caktuar punonjësish, funksionarësh mund ta kryejnë shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera. Kjo nuk është në tagrinë e ministres. Nuk janë vetë ata autoriteti, as sekretari i përgjithshëm si autoritet kontraktor. Janë vetëm komisionet e shpalljes së tenderit dhe vlerësimit të ofertave, vetëm anëtarë të këtyre komisioneve. Janë subjekte të posaçëm/specifikë që veprojnë për tenderin dhe në kohën e tenderit.

Nuk është që ka filluar me datë 31 akuza, por janë dy masa sigurimi. Janë më të lehtat që parashikon Kodi i Procedurës Penale. Njëra është masë ndaluese , ndërsa tjetra që është më e lehta është ajo e neni 233, e cila duhet të jetë masë shtrënguese. Neni 242 është masë ndaluese. Janë masa më të thjeshta, në kufijtë e asaj kur s’ka nevojë as për masë, sepse kjo vepër penale, shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderanuk ka nevojë për masë sigurimi.

Çfarë duhet të ndodhë? Duhet që me veprime të padrejta dhe të kundërligjshme të preket pozita e një subjekti, për t’u privilegjuar një subjekt tjetër. Ok. Dhe kaq mbaron vepra penale. Quhet objektivisht vepër penale rreziku. Nuk ka nevojë as të vijë ndonjë pasojë. Kërkon vetëm subjektin e posaçëm, specifik dhe koha është koha e tenderimit. Çdo person tjetër që vepron me çfarëdo lloj autoriteti nuk është më subjekti i kësaj vepre penale. Ai është subjekt i veprave penale ku mund të futemi te influencimi, pra te ndikimi i paligjshëm. Jo, sepse ushtrimi i ndikimit të paligjshëm është formë specifike e korrupsionit dhe kërkon detyrimisht të vërtetohen përfitimet.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Avokati balluku Quo Vadis SPAK Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj: Berisha s’e çon dot PD në fitore

më shumë...

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT, i ke shtrirë në korridor! Paca: Ka pasur investime si kurrë më parë

më shumë...

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë dot një shtëpi”, Çepani: Qytetarët kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie!

më shumë...

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, katër të plagosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:13

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën...

11:03

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT,...

10:14

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë...

10:07

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në...

9:55

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj...

9:40

Gazetari Hoxha: Protesta është një klithmë për...

9:37

“Kërkesa për dorëheqjen e Ramës, projekt politik”,...

9:28

“Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar”, Çepani për...

9:27

Avokati Karaj: Protesta qytetare i hoqi monopolin...

9:04

Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë...

8:43

Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive...

8:15

Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur...

7:45

Dita e 47-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:00

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë përsëri me raketa Iranin...

6:31

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Librazhd! Makina përplaset...

6:28

Parlamenti i Ukrainës zgjedh Serhii Koretskyi kryeministër...

6:16

Hetimi për helmimin e studentëve, AKU zhbllokon...

5:51

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik...

5:34

Deklarata për spastrim etnik, Kosova kallëzon penalisht...

5:05

Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës,...

Më të klikuarat

  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • I goditi vëllanë me thikë brenda poliklinikës, shkodrani mer...
  • “E gjithë Shqipëria do të jetë live”, Smart City...
  • Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari...
  • PS vijon e vetme “Territorialen”, produkti final brenda korr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.