Julian Assange mund të ekstradohet në SHBA. Shtetet e Bashkuara e kanë fituar rastin në Gjykatën e Lartë të Londrës për ekstradimin e themeluesit të faqes “WikiLeaks”.

 

Vendimi i sotëm i jep një goditje të madhe përpjekjeve të bashkëthemeluesit të Ëikileaks për të parandaluar ekstradimin e tij në SHBA për t’u përballur me akuzat për spiunazh, megjithëse opsionet për të apeluar mbeten të hapura për ekipin e tij ligjor.

 

SHBA e akuzon australianin për 18 raste rreth publikimeve të një numri të madh të dokumenteve konfidenciale ushtarake dhe kabllove diplomatike, për të cilat thonë se e kanë rrezikuar jetën e njerëzve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *