Julian Ahmataj kërkon fitoren ndaj Vllaznisë

Julian Ahmataj kërkon përqëndrimin maksimal të ekipit të tij për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Vllaznisë. Pavarësisht mungesave dhe dilemave në formacion trajneri bardhekuq shpjegon se një gjë e tillë nuk do të ketë aspak ndikim nëse ekipi luan me të njëjtën përgjegjshmëri dhe shpirt gare siç bëri ndaj Teutës.
Për Skënderbeun fitorja është gjithmonë objektivi kryesor pavarësisht kundërshatrit me të cilin luan. Një gjë të tillë Ahmataj e bëri me dije në prononcimin e dhënë për mediat ne pragsfide.
Marrja e një pike në Durrës solli pas edhe probleme për Skënderbeun. Dëmtimi i Randit në mes të ndeshjes së të mërkurës por edhe i Govorit një ditë më parë shton problemet në kampin bardhekuq.
Për Ahmatajn mungesa të tilla kanë një farë peshe dhe tregojnë mirë se ekipi është i brishtë dhe lojtarë që nuk e njohin mirë kampionatin, por gjithësesi shprehet besimplotë se ai që do hyjë në fushë do të japë maksimumin dhe do të jetë zgjedhje e kujdesshme.




